×

Aplikimi është bërë me sukses.
Shumë shpejt stafi i PBCA do të ju kontaktoj.
Ju faleminderit.

Kthehu tek Kryefaqja
×

Diçka shkoi gabim gjatë procesit të aplikmit
Provoni përsëri.

Kthehu tek Kryefaqja

I/E nderuar,

Aplikimi juaj mund të behet vetëm pas ngarkimit (upload) të dy dokumenteve - Letrës motivuese dhe CV-së.

Ju lutem ngarkoni ato dhe shtypni butonin Apliko.

Viti akademik 2022/23

Apliko tani

Viti akademik 2022/23

SOCIAL MEDIA MANAGEMENT

Trajnimi ka për fokus krijimin e shkathtësive moderne dhe inovative të marketingut, përmes përdorimit të mediave sociale. Të qenurit SMM, do të thotë fillimisht të keni njohuri të mira në marketing dhe më pas të keni shkathtësi në përdorimin e mjeteve digjitale që na ofrohen, për të arritur synimet e biznesit ku operojmë. Të gjitha këto dhe shumë më tepër, do të jenë të mundshme për ju, përmes këtij trajnimi.

Përshkrimi

Përmes këtij trajnimi ju do të mësoni për menaxhimin e mediave sociale me fokus në Facebook, Instagram, Linkedin, Youtube, SnapChat dhe TikTok. Do të keni mundësinë të mësoni teknikat e marketingut për psikologjinë e blerjes dhe sjelljes së konsumatorëve në botën digjitale dhe përdorimin e këtyre teknikave, për të arritur prezencë shumë të mirë, në këto mediume.

Çka përmban trajnimi?

  • Marketingu tradicional vs Marketingu digjital
  • Check-up të faqeve të pjesëmarrësve/bizneseve që menaxhojnë
  • Kreativiteti dhe format e nxitjes së klientëve përmes Social Media
  • Segmentimi i tregut dhe targetimi i audiencë
  • Analiza e konkurrencës dhe tregut online
  • Zgjedhja e kanaleve të promovimit online
  • Planifikimi i strategjisë së promovimit në mediat sociale
  • Psikologjia e shit/blerjeve online
  • Ndërtimi i kampanjave promovuese në Facebook dhe Instagram
  • Menaxhimi i disa account të FB dhe krijimi i ads – Tips and Tricks
  • Diferenca e promovimeve përmes Facebook Profiles, Facebook Pages, Facebook Groups, Facebook Videos dhe Facebook LIVE
  • Instagram Business – Menaxhimi i business account, prezenca, ads dhe përdorimi i formave moderne të marketingut online
  • Krijimi i audiencës dhe përmbajtjes në Instagram
  • Linkedin, Youtube, Snap Chat dhe TikTok – Përdorimi i tyre për promovim të biznesit
  • Ndërtimi i rregullave për përdorim të Social Media
  • Etika në Social Media
  • Informata mbi mjetet e përdorimit për krijimin e materialeve promovuese
  • Aktivitetet e PR dhe Customer Support
  • Gjenerimi i raporteve dhe analiza e informatave në mediat sociale

Çka përfitoni nga ky trajnim?

  • Planifikoj, përpiloj, menaxhoj dhe të kontrolloj kampanja marketingu në mediat sociale
  • Krijoj aktivitete të PR-it online
  • Të menaxhoj marrëdhëniet me klientët në mediat sociale
  • Të krijoj raporte të detajuara javore, mujore dhe vjetore për aktivitetet në mediat sociale

Kush mund të jetë pjesë e trajnimit?

  • Njohje elementare e punës me kompjuter dhe njohje elementare e gjuhës angleze.
Rezervo

Kohëzgjatja

45 ore

Ligjërues

Vlora Gjurka

Çmimi

149€