×

Aplikimi është bërë me sukses.
Shumë shpejt stafi i PBCA do të ju kontaktoj.
Ju faleminderit.

Kthehu tek Kryefaqja
×

Diçka shkoi gabim gjatë procesit të aplikmit
Provoni përsëri.

Kthehu tek Kryefaqja

I/E nderuar,

Aplikimi juaj mund të behet vetëm pas ngarkimit (upload) të dy dokumenteve - Letrës motivuese dhe CV-së.

Ju lutem ngarkoni ato dhe shtypni butonin Apliko.

Viti akademik 2022/23

Apliko tani

Viti akademik 2022/23

Shkolla Verore e Programimit – Për moshat 12-17 vjeç

- 3 herë në javë

Shkolla Verore e Programimit

Programimi është një nga fushat në rritje në nivel global, që ju ndihmon fëmijëve të zhvillojnë mendimin kritik, logjikën, dhe zgjidhjen e problemeve. Ky program është një mundësi e shkëlqyeshme, që fëmijët të shprehin kreativitetin dhe idetë e tyre duke zhvilluar projekte të ndryshme.

Përgatitja për të ardhmen

Teknologjia dhe programimi janë tashmë pjesë e pandashme e botës moderne. Të mësosh programim që në moshën e re, është një avantazh në ditët e sotme, ku teknologjia është e pranishme në çdo aspekt. Ky program përgatit fëmijët për një të ardhme plot mundësi të eksplorojnë dhe të zhvillojnë një karrierë në fushën e teknologjisë.



Kurrikula

Logjika në Programim

Në mënyrë që fëmijët të mësojnë logjikën e programimit në mënyrë argëtuese dhe interaktive, ata fillimisht në vend të kodit të shkruar, do të fillojnë me përdorimin e “blloqeve” virtuale. Ata do të mund të zhvillojnë lojëra kompjuterike, projekte kreative, dhe do të mësojnë logjikën e programimit.

Zhvillimi i Uebfaqeve dhe Aplikacioneve

Këto platforma janë të shkëlqyeshme për të mësuar programimin. Në këtë nivel nxënësit mund të krijojnë lojëra dhe aplikacione duke përdorur mjetet e ofruara nga platformat. Në këtë fazë nxënësit do të ndërtojnë projektet e tyre dhe do të ndjehen më të sigurtë në aftësitë e tyre.

Programimi i Avancuar

Në këtë nivel do të prezantojmë elementet që na udhëzojnë drejt programimit profesional, duke aftësuar nxënësin në aspektin e Front-End. Ata do të krijojnë uebfaqe të avancuara si dhe do të kenë mundësinë të shprehin kreativitetin e tyre individual në projektet që do të zhvillojnë.

Zhvillimi i aftësive të Ndërmarrësisë

Kjo pjesë e programit, do të ju mësoj nxënësve se si të përballen me sfidat në botën e biznesit, dhe të mendojnë zgjidhje kreative për problemet e tyre. Shkolla Verore është pikërisht aty ku fëmijët do të mësojnë se si t’i zhvillojnë aftësitë e ndërmarrësisë për të zhvilluar projekte reale dhe për t’i plasuar ato në tregun e punës.

Apliko

Kohëzgjatja

3 Muaj

Çmimi

175€ /Muaji