×

Aplikimi është bërë me sukses.
Shumë shpejt stafi i PBCA do të ju kontaktoj.
Ju faleminderit.

Kthehu tek Kryefaqja
×

Diçka shkoi gabim gjatë procesit të aplikmit
Provoni përsëri.

Kthehu tek Kryefaqja

I/E nderuar,

Aplikimi juaj mund të behet vetëm pas ngarkimit (upload) të dy dokumenteve - Letrës motivuese dhe CV-së.

Ju lutem ngarkoni ato dhe shtypni butonin Apliko.

Viti akademik 2022/23

Apliko tani

Viti akademik 2022/23

Revolutionize your Tomorrow!

MARKETING DIGJITAL DHE
PR & AFTËSI TË BUTA

Përshkrimi

PBC Academy ka vendosur që këtë vit të ofroj një program të veçantë ku do të përfshihen dy module:

Marketing Digjital dhe PR & Aftësi të Buta. Një nga fushat në rritje është edhe ajo e Marketingut Digjital, ku sipas statistikave të fundit është një nga fushat me kërkesën më të madhe në tregun global.
Duke marrë parasysh që tregu i sotëm është mjaft konkurrues, të kemi aftësi të zhvilluara në drejtimin e zgjedhur është kritike për zhvillimin e karrierës.

Përpos zhvillimit të aftësive në këtë fushë ne kemi bashkangjitur edhe një modul, që ju ndihmon të keni vetëbesimin për të shprehur aftësitë tuaja dhe për të zhvilluar imazhin personal në tregun e punës, dhe ky modul është ai i PR & Aftësive të Buta. Tek ky modul ju do të mësoni si të qaseni në intervista, si të krijoni imazhin personal, cilat aftësi ju duhen të kemi sukses në tregun e punës dhe shumë tema të tjera.

Ju mund të përzgjidhni njërin nga modulet për të ndjekur. Shikoni më poshtë se çfarë do të mësoni tek secili modul.

Moduli: Marketing Digjital

Java 1

Hyrje në Marketingun Digjital

  • Pjesa 1: Një shtirje e pikave kyçe në Marketing Digjital;
  • Pjesa 2: Konceptet dhe Terminologjitë kryesore;
  • Pjesa 3: Zëri i Markës;
  • Pjesa 4: Vendosja e Objektivave.

Java 2

Social Media Marketing

  • Pjesa 1: Hyrje në Rrjetet Sociale;
  • Pjesa 2: Si të krijojmë strategji për Rrjetet Sociale;
  • Pjesa 3: Zhvillimi i përmbajtjes dhe postimi;
  • Pjesa 4: Matja e suksesit në Rrjete Sociale.

Java 3

Email Marketing dhe Reklamimi Online (Online Advertising)

  • Pjesa 1: Hyrje në Email Marketing;
  • Pjesa 2: Si të krijojmë kampanja efektive përmes Email;
  • Pjesa 3: Hyrje në Reklamimin Online dhe krijimi/menaxhimi i kampanjave (Pjesa 1);
  • Pjesa 4: Hyrje në Reklamimin Online dhe krijimi/menaxhimi i kampanjave (Pjesa 2).

Moduli: PR & Aftësi të Buta

Java 1

Bazat e Relacioneve me Publikun

  • Pjesa 1: Hyrje në Relacionet me Publikun;
  • Pjesa 2: Rëndësia e Relacioneve me Publikun;
  • Pjesa 3: Kodi i veshjes: Rëndësia e kodit të veshjes, flokët, rrobat etc..
  • Pjesa 4: Përgatitja për intervista në media dhe paraqitjet publike.

Java 2

Rëndësia dhe efekti i aftësive të buta

  • Pjesa 1: Çka janë aftësitë e buta dhe pse janë të rëndësishme për studentët;
  • Pjesa 2: Rëndësia e komunikimit efektiv në relacionet personale dhe profesionale;
  • Pjesa 3: Puna në ekip dhe bashkëpunimi;
  • Pjesa 4: Mendimi kritik dhe zgjidhja e problemeve.

Java 3

Rëndësia e rrjetëzimit (Networking) dhe menaxhimi i kohës

  • Pjesa 1: Menaxhimi i kohës dhe organizimi (Pjesa 1);
  • Pjesa 2: Menaxhimi i kohës dhe organizimi (Pjesa 2);
  • Pjesa 3: Rrjetëzimi (Networking) (Pjesa 1);
  • Pjesa 4: Rrjetëzimi (Networking) (Pjesa 2);
Apliko

Kohëzgjatja

3 Javë

Çmimi

FALAS