INTERNET OF THINGS

Në kuadër të këtij trajnimi studentët do të mësojnë për pajisje dhe programimin e këtyre pajisjeve që të kryejnë funksione nëpërmjet Internetit. Internet of Things konsiderohet si mundësia më e madhe e komunikimit duke mundësuar lidhjen e miliarda paisjeve në internet në secilin lokacion që ndodhen.

Përshkrimi

Ky trajnim do të ofroj njohuri mbi lidhjen e shumë pajisjeve në rrjet në mënyrë që të lehtësoj në masë të madhe komunikimin me të dhëna. Duke përdorur mikrokontrolleret “Arduino” dhe mini kompjuterët “Raspberry Pi”, studentët do të jenë në gjendje të zhvillojnë dhe programojnë prototipe të bazuara në IoT si:

  • Përdorimi i Python për realizimin e funksioneve të prototipeve
  • Testimi i prototipeve
  • Zhvillimi i prototipeve të reja
  • Pajisja për monitorimin e temperaturës, lagështisë, etj.
  • Pajisje komunikimi M2M (Machine to Machine Communications) për Smart Home
  • Kamerat e bazuara në Rasberry Pi
  • Sistemi kontrollues i bazuar në Arduino
  • Pajisje për shndërrimin e derës klasike në Smart Door
  • Pajisje për dhënien ose pranimin e komandave të ndryshme, etj.

Çka përfitoni nga ky trajnim?

  • Njohuri rreth sistemeve të IoT si mundësitë që ofron ajo
  • Njohuri rreth arkitekturës së komunikimeve në IoT
  • Njohuri rreth sigurisë dhe privatësinë në IoT dhe Cloud computing për IoT
  • Mundësi për punë praktike
  • Certifikatë që njihet edhe jashtë vendit
  • ECVET kredi

Kush mund të jetë pjesë e trajnimit?

  • Personat me njohuri elementare të punës me kompjuter
  • Personat me njohuri elementare të gjuhës angleze
Rezervo

Kohëzgjatja

45 ore

Çmimi

199€