×

Aplikimi është bërë me sukses.
Shumë shpejt stafi i PBCA do të ju kontaktoj.
Ju faleminderit.

Kthehu tek Kryefaqja
×

Diçka shkoi gabim gjatë procesit të aplikmit
Provoni përsëri.

Kthehu tek Kryefaqja

I/E nderuar,

Aplikimi juaj mund të behet vetëm pas ngarkimit (upload) të dy dokumenteve - Letrës motivuese dhe CV-së.

Ju lutem ngarkoni ato dhe shtypni butonin Apliko.

Viti akademik 2022/23

Apliko tani

Viti akademik 2022/23

PROJECT MANAGEMENT

Në kuadër të këtij trajnimi studentët do të mësojnë për qëllimin e projekteve të ndryshme dhe menaxhimin e ndryshimeve që paraqesin projektet.

Përshkrimi

Ky trajnim fokusohet në dy tema kryesore të lidhura në pjesën e kërkuar të programit: menaxhimi i projektit dhe menaxhimi i ndryshimeve. Studentët në këtë trajnim do të përfshihen në mënyrë të pashmangshme në menaxhimin e projekteve të sistemeve të informacionit dhe si rezultat, në menaxhimin e ndryshimeve që paraqesin projektet. Trajnimi është thelbësor për pothuajse të gjitha hapat e karrierës dhe thelbësor për studentët të cilët ndërmarrin një praktikë në çfarëdo fushe. Studentët do të zhvillojnë plane të detajuara të projekteve, oraret dhe buxhetet; do të vlerësojnë burimet e projektit; do të alokojnë/koordinojnë burimet; dhe ndërfaqet me menaxhimin. Ata pritet të mësojnë mjetet dhe teknikat e planifikimit dhe menaxhimit të projektit, duke përfshirë përdorimin e softuerit të menaxhimit të projektit. Lënda zhvillon aftësitë në implikimet njerëzore dhe organizative të ndryshimeve duke përfshirë edhe kuptimin e procesit të ndryshimit organizativ; identifikimin e palëve të interesuara; vlerësimi i ndikimeve të mundshme të projekteve; dhe tejkalimin e rezistencës, politikës dhe çështjeve të tjera njerëzore.

Përfitimet

Me përfundimin e këtij trajnimi, studenti do të marrë njohuritë të punojë si i pavarur dhe në punë ekipore në një projekt. Studenti do të jetë i aftë të fillojë, zhvillojë, menaxhojë dhe të sigurojë mbështetje për projektin personal apo për atë në të cilin punësohet.

Parakushtet

  • Njohje elementare e punës me kompjuter.
  • Njohje elementare e gjuhës angleze.
Rezervo

Kohëzgjatja

45 ore

Ligjërues

Mentor Rexhepi

Çmimi

249€