×

Aplikimi është bërë me sukses.
Shumë shpejt stafi i PBCA do të ju kontaktoj.
Ju faleminderit.

Kthehu tek Kryefaqja
×

Diçka shkoi gabim gjatë procesit të aplikmit
Provoni përsëri.

Kthehu tek Kryefaqja

I/E nderuar,

Aplikimi juaj mund të behet vetëm pas ngarkimit (upload) të dy dokumenteve - Letrës motivuese dhe CV-së.

Ju lutem ngarkoni ato dhe shtypni butonin Apliko.

Viti akademik 2022/23

Apliko tani

Viti akademik 2022/23

MENAXHIMI I BURIMEVE NJEREZORE

Trajnimi fokusohet në ofrimin e informatave të avancuara, që mundësojnë të kuptuarit e rëndësisë së menaxhimit të burimeve njerëzore (MBNj) dhe zbatimit praktik të tyre. Ky trajnim shërben për ata që janë të interesuar për menaxhimin e njerëzve në kuadër të organizatës, si në nivel operacional po ashtu edhe në atë strategjik. Kpërshtatetështë i dizajnuar për organizatat apo bizneset nga çdo sektor, pra gjen aplikim në çdo lloj ndërmarrje, pavarësisht veprimtarisë apo përmasave të organizatës.

Moduli i trajnimit është dizajnuar që t’ju mësohet pjesëmarrësve qasja e organizatës në mjedisin bashkëkohor në të cilin operon. Tematikat përshkruajnë ciklin e MBNj të ndërlidhur me rolin e departamentit të burimeve njerëzore për çdo fazë, duke filluar nga planifikimi deri tek përfundimi i marrëdhënies së punës. Temat e trajnimit janë të dobishme për të kuptuarit e MBNj si një fushëveprimtari e veçantë dhe e rëndësishme, me informacione thelbësore dhe të specializuara për proceset e MBNj.

Trajnimi përfshinë udhëzues, mjete praktike, si dhe i ndihmon të menduarit strategjik se si organizata të përballet me sfida të brendshme dhe të jashtme. Në kuadër të sesioneve të trajnimit diskutohet për ‘aspektet praktike‘, “ndikimin e MBNj në kompetencë dhe performancë”, ‘format e komunikimit dhe ndikimin në organizatë’ etj.

Në këtë modul po ashtu përfshihen pyetësor/testime me opsione të shumëfishta që ndihmojnë në vlerësim dhe vetëvlerësim të pjesëmarrësve, që i shërben për të reflektuar si profesionistë, në përballje me sfidat me të cilat mund të përballen në të ardhmen.

Me përfundimin e trajnimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që ta kuptojnë rëndësinë e integrimit të MBNj në organizatë. Njëkohësisht do të jenë në gjendje që “ti menaxhojnë me efikasitet” burimet njerëzore, si dhe do të jenë të pajisur me njohuri për “procedurat dhe proceset” e nevojshme për MBNj që gjejnë aplikim tek çdo lloj organizate.


Çka përmban trajnimi?

Gjatë trajnimit do të ligjërohet për:

  • Kontekstin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
  • Aftësitë menaxhuese
  • Funksionet e MBNj
  • Modelet e MBNj
  • Kulturën organizative
  • Politikat dhe procedurat
  • Zhvillimin e rregulloreve
  • Analizat e jashtme dhe të brendshme të BNj
  • Planifikimin e BNj
  • Dizajnimin, përshkrimin dhe ndarjen e punëve
  • Rekrutimin dhe selektimin
  • Praktikat e intervistimit
  • Kompenzimin dhe benefitet
  • Komunikimi efektiv
  • Marrëdhëniet ndërmjet punëtorëve
  • Menaxhimin e performancës
  • Menaxhimin e Njohurive
  • Disciplinimi dhe përgjegjësitë
  • Trajnim dhe zhvillim
  • Marrëdhëniet me BNj
  • Të drejtat e punonjësve, shëndeti dhe siguria në punë

Çka përfitoni nga ky trajnim?

Për të interesuarit, përfshirë menaxherët aktual apo potencial, ky trajnim do të shërbejë në të kuptuarit thelbësor se si ‘ndërhyhet’ në organizatë dhe si të ‘përmirësohet’ performanca e punëtorëve por edhe e organizatës.

Përgjithësisht, ky trajnim do ti ndihmoj atyre që dëshirojnë të mendojnë si në aspektin strategjik poashtu edhe në komunikimin e drejtëpërdrejtë me punëtorët, në mënyrë që ti arrijnë me efektshmëri rezultatet e bazuara tek synimet afatshkurta dhe afatgjate të organizatës.

Kush mund të jetë pjesë e trajnimit?

  • Njohuri elementare për menaxhment
  • Menaxhim të burimeve njerëzore apo përvojë pune në një organizate

Profilet e preferueshme:

  • Menaxher i BNj
  • Menaxher i Projekteve
  • Asistent i MBNj
  • Zyrtar për rekrutim
  • Konsulent në MBNj
  • Menaxherë për trajnim dhe zhvillim
  • Menaxherë të profileve të ndryshme
Apliko

Kohëzgjatja

45 ore

Çmimi

199€