Ky trajnim do të ofrojë mundësitë e eksplorimit dhe qëllimin e teknikave të zhvillimit të webit duke përdorur gjuhë të ndryshme programimi të tilla si: PHP, JavaScript dhe MySQL, si server i bazës së të dhënave.
Kombinimi i PHP dhe MySQL është qasja më e përshtatshme për dizajn dinamik të bazuar në bazën e të dhënave.
Për shkak të kodit burimit të hapur, PHP dhe MySQL, dhe si mundësi pa pagesë ajo është bërë opsioni më i popullarizuar për zhvillimin e webit.
Pjesëmarrësit do të mësojnë të përdorin teknologjitë e webit për të ndërtuar aplikacione interaktive të internetit që janë të përdorshme dhe efektive.
Karakteristikat kryesore që do të adresohen në mjedise të ndryshme të programimit në server dhe në anën e klientit, të tilla si JavaScript, jQuery, CSS dhe HTML5.
Me qëllim të praktikimit, gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit do të zhvillojnë një projekt konkret.
Çka përmban trajnimi?
Trajnimi do të zgjas 45 orë.
Bsc. Granit Sadiku
Granit Sadiku do të jetë ligjërues në trajnimin “Web Development", të organizuar nga PBC Academy. Graniti ka mbaruar studimet bachelor për shkenca kompjuterike në Universitetin e Prishtinës, ndërsa aktualisht është në përfundim të studimeve master në UBT.
Ai është zhvillues softueri në kompaninë “PBC”. Në po të njëjtin profesion, ai ka punuar edhe në kompani të tjera të natyrës së njëjtë. Gjithashtu, ai ka ndjekur disa trajnime, përmes së cilave ka zhvilluar aftësitë në programim.