Ky trajnim është i strukturuar si në një sekuencë logjike për t’i ndihmuar pjesëmarrësit, me njohuri paraprake të ndryshme të zhvillimit të softuerit, që të mësojnë si të shkruajnë aplikacione të sofistikuara për pajisjet mobile. Pjesëmarrësit në trajnim do të mësojnë të përdorin Android Studio dhe Xcode, si mjedis zhvillimi për aplikacione mobile. Në kuadër të tij do të analizohen thellësisht edhe komponentët bazë të aplikacionit për pajisje mobile (smart phone). Duke filluar me shqyrtimin e pjesëve që përbëjnë një aplikacion për pajisje mobile dhe ciklit të tij të jetës, si struktura e aplikacioneve dhe burimet e jashtme, aktivitetet, kohëzgjatjet e tyre dhe ciklet e jetës, pamjet, menytë, njoftimet dhe shumë veti tjera. Me qëllim të praktikimit, gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit do të zhvillojnë një projekt konkret.
Trajnimi do të zgjas 45 orë.
Ylli Çarkaxhiu, M.Sc.
Ai ka mbi 6 vjet përvojë në hartimin, zhvillimin dhe menaxhimin e projekteve të softuerit për klientë vendas dhe ndërkombëtar.
Ylli është udhëheqës i Departamentit të Implementimeve në PBC, ku janë zhvilluar e implementuar zgjidhjet më inovative në Evropën Juglindore, siç është IBAS, SIIZHEK, Government Gateway for Public Finance (GOGAPf), Billing and CRM, Government ERP, Business Intelligence at Public Finances (BIPf), eGovernment to Citizens (eG2C) e shumë të tjera. Ylli ligjëron edhe në BPrAL AAB. Përveç që është ligjërues pasionant në PBC Academy, Ylli është i certifikuar nga Microsoft për zhvillimin e softuerit.