Qëllimi i këtij trajnimi është të inkurajojë studentët të kuptojnë çështjet e sigurisë së TI-së, të identifikojnë rreziqet e sigurisë dhe të mësojnë rëndësinë ndaj çështjeve të sigurisë kibernetike. Metoda e trajnimit do të jetë praktike - "Hands-On".
Trajnimi do të zgjasë 30 orë.
Granit Beka
Granit Beka është njëri nga trajnuesit për siguri kibernetike në PBC Academy. Ai ka qenë pjesë e top pesëshes botërore në platformën “Hack The Box”, e cila u përbë nga më shumë se 400.000 pjesëtarë të 100 vendeve të ndryshme të botës.
Profesionalizmi i tij është dëshmuar edhe me dy çmime ndërkombëtare: The Best Concept and The Best Overall. Këto çmime i janë dhënë ekipit të tij, të cilët e kanë përfaqësuar Kosovën në Gjermani në garat për sfidat SIEMENS dhe NOVARTIS.
Graniti ka punuar për tre vjet si konsulent i sigurisë kibernetike në Londër, në kompanitë më të njohura të fushës financiare dhe asaj të teknologjisë. Gjithashtu, ai ka një përvojë profesionale si inxhinier dhe trajner në Cyber Security. Graniti ka përvojë edhe në testimin e cilësisë së sigurisë të depërtimit në çdo infrastrukturë.