Qëllimi i këtij trajnimi është të paraqesë e një pasqyrë të shkurtër mbi konceptet themelore të algoritmeve kriptografike, koncepteve dhe praktikave që zhvilluesit e softuerit duhet të ndjekin për të plotësuar kërkesat për siguri të aplikacioneve në botën digjitale.
Për këtë qëllim së pari do të shtjellohen algoritmet kiriptografike, pastaj kujdes i shtuar do i jepet metodave dhe paradigmave për zhvillim të sigurt të softuerit. Të gjitha këto metoda do të aplikohen kundrejt rreziqeve të listuara në OWASP.
Çka përmban trajnimi?
Trajnimi do të zgjas 45 orë.
Blerim Rexha, Prof. Dr.
Blerim Rexha ka mbi 25 vjet përvojë në fushën e inxhinierisë kompjuterike. Ai ligjëron disa lëndë në Universitetin e Prishtinës që nga viti 2007. Ka mbaruar studimet e doktoratës në Universitetin Teknik të Vjenës në 2004, dhe gjatë studimeve universitare ishte student i dalluar i Universitetit të Prishtinës. Prof. Dr. Rexha ka dhënë mësim edhe në Universitetin Amerikan të Kosovës. Ai është një mysafir i shpeshtë në konferenca shkencore dhe është i ftuar vazhdimisht nga universitete ndërkombëtare për të paraqitur gjetjet nga puna e tij kërkimore. Prof. Dr. Rexha ka mbi 50 punime të botuara shkencore.
Prof. Dr. Rexha ka zhvilluar dhe zotëron autorësinë e patentës me titull "Method for transmitting protected information to a plurality of recipients", në Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prof. Dr. Rexha ka punuar për shumë vite në Siemens AG, në njësinë "Program and System Engineering" gjatë qëndrimit të tij 11-vjeçar në Vjenë, Austri.