Ky trajnim do të ofrojë mundësitë e eksplorimit dhe qëllimin e teknikave të zhvillimit të webit duke përdorur gjuhë të ndryshme programimi të tilla si: PHP, JavaScript dhe MySQL, si server i bazës së të dhënave.
Trajnim mbi teknikat bazë të zhvillimit të aplikacioneve duke përdorur gjuhën programuese Java.
Trajnimi ka për fokus krijimin e shkathtësive moderne dhe inovative të marketingut, përmes përdorimit të mediave sociale. Të qenurit SMM, do të thotë fillimisht të keni njohuri të mira në marketing dhe më pas të keni shkathtësi në përdorimin e mjeteve dixhitale që na ofrohen, për të arritur synimet e biznesit ku operojmë.
Trajnim mbi teknikat bazë të zhvillimit të aplikacioneve duke përdorur gjuhën programuese Python.
Ky trajnim do t’ju mundësojë eksplorimin e pajisjeve mobile, bazuar në Android dhe iOS, duke shfrytëzuar teknikat e zhvillimit të softuerit në gjuhë të ndryshme programuese si: Java dhe Objective-C.
Qëllimi i këtij trajnimi është të inkurajojë studentët të kuptojnë çështjet e sigurisë së TI-së, të identifikojnë rreziqet e sigurisë dhe të mësojnë rëndësinë ndaj çështjeve të sigurisë kibernetike. Metoda e trajnimit do të jetë praktike - "Hands-On".
Qëllimi i këtij trajnimi është furnizimi i studentëve me koncepte bazike nga lëmia e inteligjencës artificiale. Qëllimi tjetër është që studentët të njihen me problematikat dhe algoritmet nga problem solving dhe me algoritmet e machine learning.
Qëllimi i trajnimit “Inxhinieria Softuerike” është të paraqesë një pasqyrë të shkurtër mbi konceptet themelore të inxhinierisë softuerike.
Qëllimi i këtij trajnimi është të paraqesë e një pasqyrë të shkurtër mbi konceptet themelore të algoritmeve kriptografike, koncepteve dhe praktikave që zhvilluesit e softuerit duhet të ndjekin për të plotësuar kërkesat për siguri të aplikacioneve në botën digjitale.
Ky trajnim ofron një hyrje në dizajnimin dhe zhvillimin e bazës së të dhënave. Përmes tij ju do të mësoni për konceptet themelore të sistemeve të bazës së të dhënave, të kuptuarit e algjebrës relacionale, modeli konceptual, modelin e të dhënave, hartimin e bazës së të dhënave fizike dhe manipulimin e të dhënave përmes gjuhës SQL.
Qëllimi i këtij trajnimi është që t’ju pajisë me njohuritë themelore mbi analizën e algoritmeve të ndryshme për nga aspekti kohor i ekzekutimit të algoritmit dhe ngarkesës së memories.
Në kuadër të këtij trajnimi studentët do të mësojnë për pajisje dhe programimin e këtyre pajisjeve që të kryejnë funksione nëpërmjet Internetit. Internet of Things konsiderohet si mundësia më e madhe e komunikimit duke mundësuar lidhjen e miliarda paisjeve në internet në secilin lokacion që ndodhen.
Qëllimi i trajnimit është që studentët të aftësohen të kuptojnë konceptet themelore të programimit të orientuar në objekte. Studentët do të përfitojnë njohuri për programim të orientuar në objekte në gjuhën programuese Java, duke zbatuar konceptet themelore dhe metodat e njohura të kësaj paradigme.
Qëllimi është që të njoftohen studentët me konceptet themelore të rrjeteve kompjuterike, të kuptuarit e logjikës së transmetimit të paketave në medium transmetues, protokollet, modelet e rrjetave, pajisjet e rrjetave dhe simulimin e rrjetave në simulator kompjuterik, si dhe funksionimin e aplikacioneve në rrejta kompjuterike.
Në kuadër të këtij trajnimi studentët do të mësojnë për qëllimin e projekteve të ndryshme dhe menaxhimin e ndryshimeve që paraqesin projektet.
Trajnimi në “LittleBits” është një trajnim i cili krijon një pasqyrë dhe një tërheqje për studentët të cilët janë të interesuar rreth mësimit të qarqeve dhe elektronikës. “LittleBits” janë blloqe ndërtuese shumë të lehta për t’u përdorur dhe ndërlidhja e këtyre blloqeve mundëson ndërtimin e qarqeve komplekse në pak sekonda. Ky trajnim fillon nga elementet bazike të “LittleBits”, duke përfshirë njohjen e të gjitha blloqeve dhe funksionimit të tyre. Kuptimin e qarqeve dhe ndërlidhja e tyre me “LittleBits”.
Në kuadër të këtij trajnimi studentët do të mësojnë për pajisje dhe programimin e këtyre pajisjeve që të kryejnë funksione nëpërmjet Internetit.
Studentët do të kenë mundësi të mundësi të inkuadrohen në trendin e ri të
dizajnimit të Web-it dhe Aplikacioneve për
telefona të mençur.
Përmes këtij trajnimi do të mësohen të gjitha fazat e dizajnimit,
implementimit dhe funksionalizimit të ndërfaqes dhe përvojës së përdoruesit (UI UX) të një Web apo App.
Trajnimi 20-761 përqendrohet në T-SQL Querying dhe konstruktet e programimit.
Ky është një provim thelbësor për ata që i janë futë shtegut të certifikimeve
në Microsoft lidhur me platformën e të dhënave Microsoft,
Në kuadër të këtij trajnimi studentët do të mësojnë për teknikat themelore të sigurimit të cilësisë për projekte nga fusha e inxhinierisë softuerike – duke mos u kufizuar vetëm në zhvillimin e softuerit por duke përfshi edhe organizimin, monitorimin dhe sigurimin e cilësisë në përgjithësi në projekte konkrete.
Trajnimi fokusohet në ofrimin e informatave të avancuara, që mundësojnë të kuptuarit e rëndësisë së menaxhimit të burimeve njerëzore (MBNj) dhe zbatimit praktik të tyre. Ky trajnim shërben për ata që janë të interesuar për menaxhimin e njerëzve në kuadër të organizatës, si në nivel operacional po ashtu edhe në atë strategjik.
Kjo lëndë ofron një qasje të hollësishme dhe praktike në atë se si menaxherët marrin vendime duke marrë për bazë etikën e biznesit, karshi sfidës për të arritur rezultate të matshme afariste dhe për të forcuar aftësinë konkurruese të ndërmarrjes në treg.