PBC Academy hap dyert për vitin e ri akademik 2022/23
Përfito
dije
Metodologjia “mëso duke punuar” (learning by doing) që aplikohet në PBC Academy dhe mësimdhënia që realizohet duke krijuar produktin real, me qëllim të plasimit në treg, bën që studentët tanë të përfitojnë sa më shumë dije që të jetë e mundur. Kësaj i shtohet edhe përvoja e ligjëruesve të PBCAcademy, të cilët janë personel i kualifikuar me tituj deri në PhD në institucionet më prestigjioze evropiane.
Përfito diplomë (edhe Bachelor)
që njihet edhe jashtë vendit
Dija nuk është e vetmja gjë që fitohet në PBC Academy. Pas një pune dy vjeçare do ta merrni titullin “Software Developer” dhe do të pajiseni me diplomë profesionale që njihet brenda dhe jashtë vendit.
Me rastin e dhënies së provimeve, do të merrni edhe 120 ECVET kredi. Falë bashkëpunimit të PBCAcademy me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë, me kryerjen e pesë provimeve shtesë, do të merrni edhe titullin Bachelor (BSc). Kjo, sepse PBCAcademy është e akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe ka licensën e punës nga MAShT.
Vëmendje: Studentët që kanë notë mesatare mbi 9 punësohen nga pbc-ks.com dhe gëzojnë bursë 100% për studimet Bachelor.
Përfito aksione në produktin e zhvilluar
Produktet reale që do t’i zhvilloni përgjatë studimeve, PBC Academy kujdeset që të njëjtat, për aq sa arrijnë standardet dhe zgjojnë interes do të plasohen në treg dhe do të komercializohen, sipas parimit të ekonomisë së tregut të lirë. Ju bashkë me kolegët dhe me mentorin e grupit që keni zhvilluar produktin, do të përfitoni aksione për aq kohë sa të jeni pjesë e grupit dhe kompanisë që do të themelohet për këtë qëllim.
Blerim Rexha ka mbi 25 vjet përvojë në fushën e inxhinierisë
kompjuterike. Ai ligjëron disa lëndë në Universitetin e
Prishtinës që nga viti 2007. Ai mbaroi studimet e doktoratës
në Universitetin Teknik të Vjenës në 2004 …
Xhevahir Bajrami, Ph.D.
Xhevahir Bajrami është profesor asistent në Fakultetin e
Inxhinierisë Mekanike në Departamentin e Mekatronikës ku
ligjëron lëndet: Baza e të Dhënave Inxhinierike, Modelimi
dhe Simulimi i Sistemeve …
Bujar Krasniqi, Ph.D.
Bujar Krasniqi është profesor i asociuar në Universitetin e
Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe
Kompjuterike. Gjatë viteve 2007-2011 ai ka punuar si
Asistent në Universitetin Teknik të Vjenës ...
Ylli Çarkaxhiu, M.Sc.
Ylli Çarkaxhiu ka mbi 6 vjet përvojë në, hartimin,
zhvillimin dhe menaxhimin e projekteve të softuerit për
klientë vendas dhe ndërkombëtar. Ylli është udhëheqës i
departmentit të imementimeve në PBC …
Rina Krasniqi, M.Sc.
Rina Krasniqi është Menaxhere e Projekteve dhe Inxhiniere i
Zhvillimit të Softuerëve në PBC. Ajo mbaroi studimet
universitare, Master për “Blockchain” dhe Bachelor, në
Universitetin e Prishtinës, Fakultetin …
Granit Sadiku, Bsc.
Granit Sadiku është njëri nga ligjëruesit në akademinë tonë.
Ai ka mbaruar studimet bachelor për shkenca kompjuterike në
Universitetin e Prishtinës,ndërsa aktualisht është në përfundim
të studimeve master në UBT …
Mentor Rexhepi, MBA
Mentor Rexhepi mban pozitën e Drejtorit Ekzekutiv në VentureUP.
Ka përfunduar studimet bazë dhe MBA në Universitetin e Staffordshire,
është i certifikuar si Certified Management Consultant (CMC), dhe poashtu
ka disa certifikime për Project Management Cycle …
Vendndodhja e objektit të PBC Academy është në një lokacion
shumë të përshtatshëm, në rrugën Bekim Fehmiu
(Dardani/Lakrishtë) në Prishtinë, dhe ofron parking të
mjaftueshëm dhe qasje të lehtë në të gjitha pjesët e qytetit.
Sallat e trajnimeve dhe studimit janë moderne dhe me
laboratorët përkatës dhe me të gjitha pajisjet e nevojshme për
punën me studentë. Brenda institucionit ekziston edhe hapësira
e leximit dhe shfrytëzimi i literaturës.
Partneritetet
PBCA me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe ofrimit të
shërbimeve trajnuese dhe hulumtuese ka krijuar partneritete me shumë institucione dhe është e hapur të krijoj
partneritete tjera arsimore në vend dhe jashtë
vendit, në veçanti me institucione arsimore të
specializuara në fushën e TIK-ut dhe biznesit nga rajoni anglishtfolës
dhe/apo gjermanofolës për ngritjen dhe ruajtjen e cilësisë dhe
shkëmbimin e përvojave.
Rregulloret
Rregullorja e punës
Rregullore për sigurimin e cilësisë
Mbështetur në Ligjin Nr.04/L-037,"Për arsimin e lartë në
Republikën e Kosovës", të Statutit dhe Rregullores së
Shkollës Profesionale PBC Academy sh.p.k (në tekstin në
vijim PBC ACADEMY), si dhe të akteve ligjore dhe
nënligjore në fuqi, Bordi Themelues, në mbledhjen e
mbajtur më 15.03.2019 miratoi këtë:
RREGULLORE PËR SIGURIMIN DHE MENAXHIMIN E cilësisë
Neni 1
Cilësia është në qendër të të gjitha aktiviteteve të PBC
ACADEMY duke adaptuar cilësinë si kulturë dhe zhvillimin
e sistemit të menaxhimit të përgjithshëm të cilësisë.
PBC ACADEMY synon të menaxhojë punën në përputhje me
standardet kombëtare dhe ndërkombëtare dhe praktikat më
të mira, veçanërisht në lidhje me trendet në Hapësirën
Evropiane të Arsimit të Lartë.
Neni 2
Kjo Rregullore përshkruan sistemin e sigurimit dhe të
menaxhimit të cilësisë në PBC ACADEMY.
Neni 3
Kur rregulloret, strukturat dhe iniciativat e cilësisë
krijohen, zhvillohen, implementohen, monitorohen dhe
vlerësohen, PBC ACADEMY merr një qasje të integruar duke
përfshirë sigurimin dhe menaxhimin e cilësisë, të
përcaktuar si vijon: •Sigurimi i cilësisë fokusohet
në çështjet akademike, mësimdhënien dhe mësimnxënien dhe
lidhet përafërsisht me ato shërbime të cilat
drejtpërsëdrejti mbështesin studentët. •Menaxhimi i cilësisë ka për
objektiv zhvillimin efektiv, implementimin dhe
monitorimin e politikave dhe procedurave dhe cilësinë e
shërbimeve të mësimdhënies dhe mësimnxënies bazuar në
plan programin e akredituar.
Neni 4
4.1. Rregulloret, proceset dhe iniciativat e cilësisë
përqendrohen në përmirësimin e vazhdueshëm përmes
vetëvlerësimit të rregullt me objektivat,
standardet/kriteret e performancës, rishikimin e
progresit dhe vlerësimin e përgjithshëm.
Në nivel institucional dhe të njësive, udhëheqësit
akademikë dhe administrativë bëjnë caktimin e
prioriteteve dhe përcaktojnë planet dhe veprimet të
cilat modelohen në nivel të gjerë dhe përdoren në mënyrë
aktive.
PBC ACADEMY promovon kulturën në të cilën çdo sektor, i
punësuar dhe student e sheh përmirësimin e cilësisë si
përgjegjësi personale dhe kolektive.
4.2. Për çështje relevante lidhur me cilësinë njoftohen
të interesuarit për t’u siguruar se të gjithë janë të
përfshirë në zhvillimin e një kulture të cilësisë në të
cilën arritjet njihen dhe shpërblehen kurse performanca,
si dhe joperformanca, menaxhohen në mënyrë efektive.
4.3. Të dhënat dhe materialet tjera analitike si dhe
provat përdoren për t’u siguruar se gjykimet dhe
vendimet janë të hapura, transparente dhe se në mënyrë
të qartë janë të mbështetura me informacione përkatëse.
Neni 5
PBC ACADEMY mirëmban rregullisht një strukturë të
brendshme të cilësisë e cila është e përshtatshme për
qëllimin. Kjo përfshinë subjektet e mëposhtme dhe rolet:
•Bordi Themelues i PBC ACADEMY
miraton planin strategjik ku sigurimi dhe menaxhimi i
cilësisë janë pjesë të rëndësishme dhe ai ka
përgjegjësinë përfundimtare. •Drejtori udhëheq procesin e
cilësisë dhe është përgjegjës ndaj Bordit. Drejtori
është përgjegjës për përpilimin e Planit të veprimit për
vetëvlerësim të cilësisë në nivel të PBC ACADEMY shkurt
KSMC (Quality Self-Assessment Action Plan) që lidhet me
prioritetet në lëmi të ndryshme. Plani dorëzohet për
miratim në Bord themelues. •Komisioni për sigurimin dhe
menaxhimin e cilësisë (KSMC), që përbëhet nga Drejtori,
Koordinatori për sigurimin e Cilësisë, dhe një Profesor,
përpilon, implementon dhe mbikëqyr planin e veprimin për
vetëvlerësim të cilësisë. Ai gjithashtu përgatit
raportin periodik (semestral) për Bordin Themelues për
rishqyrtim kritik. Mbështetja teknike sigurohet nga
Koordinatori për sigurimin e cilësisë. Komisioni takohet
së paku dy herë gjatë vitit akademik. •Ekipet e sigurimit të
cilësisë në çdo njësi, administrate dhe shërbime
përkrahëse janë përgjegjëse për procesin e
vetëvlerësimit dhe për implementimin e planit të
veprimit për sigurimin e cilësisë.
Neni 6
Në mënyrë që të zhvillohet një kulturë e cilësisë, PBC
ACADEMY do të përdorë një varg mekanizmash të brendshëm
të cilat do të jenë të lidhura me mekanizmat e jashtëm
në mënyrë të përshtatshme duke përfshirë, por pa u
kufizuar në pikët në vijim: •Zhvillimi dhe miratimi i
kurrikulave bëhet në përputhje me udhëzimet strikte.
Agjensioni Kombëtar i Akreditimit miraton dhe rivlerëson
programet studimore dhe studentët vlerësohen në
përputhje me udhëzimet e vlerësimit. •Kalueshmëria në testim është
e përcaktuar për secilin modul dhe çdo herë duhet të
jetë mbi 50% e poenave të arritshme. •Cilësia e mësimdhënies dhe
mësimnxënies ruhet dhe zhvillohet nëpërmjet një skeme
periodike të vëzhgimit të mësimdhënies, vlerësimeve
periodike nga studentët, vlerësimit individual të stafit
dhe nga mundësitë e zhvillimit profesional. •Procedura vjetore për
vlerësimin e stafit është një vegël e rëndësishme për
vlerësimin e performancës individuale, si bazë për
rinovimin e kontratës, për progresin dhe promovimin
•Financat e PBC ACADEMY janë
të monitoruara nga kontrolli i brendshëm. •Përdorimi dhe zhvillimi i
objekteve dhe burimeve është i planifikuar dhe i
monitoruar nëpërmjet vetëvlerësimit periodik dhe
procesit të planifikimit, me prioritetet e lidhura me
planin strategjik. •Satisfaksioni i studentëve
dhe stafit nga shërbimet e ofruara matet nëpërmjet
vlerësimet nga studentët dhe stafi.
DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE DHE KALIMTARE
Neni 7
Kjo rregullore për sigurimin dhe menaxhimin e cilësisë
do të shqyrtohet në baza vjetore nga ana e Komisionit
për sigurimin dhe menaxhimin e cilësisë.
Neni 8
Kjo rregullore hynë në fuqi pas aprovimit të saj nga
Bordi Themelues i PBC ACADEMY.
Neni 9
Pas aprovimit nga Bordi Themelues të PBC ACADEMY, kjo
rregullore publikohet në ueb faqe zyrtare ku kanë qasje
të gjithë të punësuarit e PBC ACADEMY dhe studentët.
Rregullore për përcaktimin e kritereve të vlerësimit
Mbështetur në Ligjin Nr.04/L-037,”Për arsimin e lartë në
Republikën e Kosovës”, të Statutit dhe Rregullores së
Shkollës së lartë Profesionale PBC Academy sh.p.k (në
tekstin në vijim PBC ACADEMY), si dhe të akteve ligjore
dhe nënligjore në fuqi, Bordi Themelues, në mbledhjen e
mbajtur më 01.06.2019 miratoi këtë:
RREGULLORE PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE TË VLERËSIMIT
Hyrje
Vlerësimi ka për qëllim mbledhjen e informacioneve në
përkrahjen e studentit në zotërimin e rezultateve të të
nxënit, përcaktimin e nivelit të performancës,
raportimin e rregullt të progresit, certifikimin dhe
orientimin për shkollim të mëtejshëm.
Neni 1
Qëllimi
Qëllimi i kësaj rregulloreje është përcaktimi i normave
të kalueshmërisë në testimet teorike dhe praktike të
studentit.
Neni 2
Metodat e vlerësimit
2.1. Vlerësimi i studentit kryhet nëpërmjet vlerësimit
të vazhdueshëm dhe përfundimtar,
2.2 Vlerësimi i formativ është pjesë mësimdhënies dhe të
nxënit. Realizohet nga mësimdhënësi gjatë vitit mësimor
duke u bazuar në rezultatet e të nxënit.
2.3. Vlerësimi formativ realizohet nga nëpërmjet
angazhimit të studentëve në klasë, detyrave të shtëpisë,
kuzive, punën në kabinet dhe debateve.
2.4. Vlerësimi përfundimtar është pjesë e mësimdhënies
dhe të nxënit. realizohet nga mësimdhënësi gjatë vitit
akademik bazuar në rezultatet e të nxënit dhe bëhet me
notë.
2.5. Vlerësimi përfundimtar/përmbledhës realizohet në dy
faza; Janar dhe Qershor me anë të provimeve semestrale.
Neni 3
Instrumentet për vlerësim
Instrumentet për vlerësimin e studentit janë përcaktuar
në dy forma:
1. Vlerësimi me anë të testimit teorik me shkrim dhe me
gojë
2. Vlerësimi me anë të demonstrimit praktik
Neni 4
Kriteret e vlerësimit teorik
4.1. Çdo student i nënshtrohet testimit teorik me shkrim
ose me gojë për secilin modul.
4.2. Vlerësimi i testimit bëhet me anë të poenave nga 5
deri në 1 për secilën pyetje.
4.3. Kriteri për kalueshmëri të testimit është caktuar
mbi normën 50% të përgjigjeve të sakta.
Neni 5
Kriteret e vlerësimit praktik
5.1. Çdo student i nënshtrohet testimit praktik për
secilin modul.
5.2. Vlerësimi i testimit bëhet me anë të demonstrimit
praktik të detyrës në kompjuter ose pajisje laboratorike
dhe punime tjera të përcaktuara nga ligjëruesi.
5.3. Vlerësimi i studentit për punën praktike bëhet me
anë të listës së kontrollit e cila përmban detyrat
operacionale që duhen zbatuar nga studenti.
5.4. Vlerësimi i punës praktike bëhet me anë të
përshkrimit RM (rezultatet e të mësuarit) për secilën
detyrë.
5.6. Studenti duhet të jetë në gjendje të demonstroj mbi
75% të detyrave nga lista e kontrollit për vlerësimin e
punës praktike.
DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE DHE KALIMTARE
Neni 7
Kjo rregullore për përcaktimin e kritereve të vlerësimit
do të shqyrtohet në baza vjetore nga ana e komisionit
për sigurimin dhe menaxhimin e cilësisë.
Neni 8 Kjo rregullore hynë në fuqi pas aprovimit të saj
nga Bordi Themelues i PBC ACADEMY.
Neni 9
Pas aprovimit nga Bordi Themelues të PBC ACADEMY, kjo
rregullore publikohet në web faqe zyrtare ku kanë qasje
të gjithë të punësuarit e PBC ACADEMY dhe studentët.
Politikat për menaxhimin e kritereve të vlerësimit
Rregullore e brendshme për regjistrimin e studentëve
Rregullore për ruajtjen e konfidencialitetit
Politikat dhe procedurat për regjistrim dhe përzgjedhje
Procedurat për zëvendësimin e certifikatave
Procedurat për zëvendësimin e certifikatave
Neni 1
Hyrje
Zëvendësimi i certifikatës në rast se ajo është dëmtuar
ose ka humbur mund të merret pranë administratës së
akademisë në bazë të procedurave të dokumentuara sipas
rregullores për zëvendësim.
Neni 2
Qëllimi
Përmes kësaj rregulloreje i mundësohet studentit të bëjë
kërkesë për zëvendësimin e certifikatës dhe shërben si
udhëzues për administratën në trajtimin e kërkesave të
studentëve.
Neni 3
Certifikata
Certifikata është dokumenti zyrtar i cili pasqyron
rezultatin e studentit dhe kualifikimin. Si e tillë ajo
lëshohet me rastin e përfundimit të studimeve në vetëm
një kopje. Certifikata punohet sipas standardit të
akademisë me të dhënat e nxjerra nga portfolio e
studentit.
Neni 4
Zëvendësimi i certifikatës
4.1. Zëvendësimi i certifikatës bëhet në dy raste:
1. Nëse ajo ka humbur
2. Nëse është dëmtuar fizikisht
4.2. Në të dyja rastet studenti duhet të paraqesë
kërkesë me shkrim me përmbajtje të të dhënave personale,
vitin akademik të studimeve, programin e studimeve,
arsyetimin për zëvendësim dhe të protokolloj kërkesën
pranë administratës.
4.3. Administrata pas pranimit të kërkesës e dorëzon si
të tillë për shqyrtim te zyrtari për koordinim të
cilësisë.
4.4. Për një afat prej 48 (dyzet e tetë orësh) studenti
do të pranoj përgjigje për aprovim dhe/ose refuzim të
përmbushjes së kërkesës.
Neni 5
Procedura e zëvendësimit të certifikatës
5.1. Koordinatori për sigurim të cilësisë shqyrton
kërkesat e studentëve dhe vlerëson mundësitë e
zëvendësimit.
5.2. Certifikata zëvendësohet vetëm në rast se studenti
posedon portfolio nga regjistrimi deri në përfundim të
studimeve.
5.3. Certifikata nuk lëshohet/zëvendësohet nëse studenti
nuk posedon asnjë dëshmi për vijueshmërinë në mësim dhe
vlerësim.
5.4. Pas shqyrtimit të kërkesës studenti pranon
përgjigjen me shkrim nga administrata për lëshim ose jo
të certifikatës.
Neni 6
Pranimi i certifikatës pas humbjes ose dëmtimit fizik
6.1. Administrata obligohet të hulumtoj në arkivat e
portfolios së studentit dhe të punoj një certifikate të
re.
6.2. Studenti obligohet të paguaj një shumë prej 5
(pesë) eurosh për shërbimin e administratës dhe kopjen e
re të certifikatës.
6.3. Administrata për një periudhë prej një jave bën
lëshimin e certifikatës me vërtetimin e zëvendësimit të
saj.
Neni 7
Ankesa
Çdo student ka të drejtë ankese 5 (ditë) pas pranimit të
përgjigjes negative për zëvendësim.
Ankesat e pranuara shqyrtohen nga komisioni i cili
formohet me rastin e ankesës.
Komisioni përbëhet nga:
1. Dy ligjërues nga lëndët obligative
2. Koordinatori për sigurimin e cilësisë
Shënim: Kjo rregullore hynë në fuqi pas aprovimit nga
Kryesuesi i Bordit dhe si e tillë publikohet në ueb
faqen e akademisë.
Politikat zhvillimore të stafit
Politikat dhe procedurat për vlerësimin e kandidatëve me aftësi të kufizuara
Kodi i mirësjelljes
Rregullore mbi procedurën dhe masat disiplinore
Politikat dhe procedurat mbi njohjen e kredive
Procedure e raportimit të incidenteve
Rregullorja për menaxhimin dhe arkivimin e dokumentacionit të portofolios së studentit