TÈTÈ

"Tech-knowledge & Techno-logic"



Qëllimi

Krijimi i kuadrove të punës për industrinë e teknologjisë informative, përkatësisht zhvillimit të softuerit dhe punësimin e të gjithë atyre që arrijnë rezultatet e pritura.

Struktura

Programi TÈTÈ përbëhet nga shtylla a) Tech-knowledge dhe b) Techno-logic.


  • Tech-knowledge synon të ofrojë trajnime intensive dhe praktike intensive në teknologjitë e programimit, si Microsoft .Net Core {C#, ASP.NET WEB API, ASP.NET MVC}, Vue.js, SQL Server {Basic}, HTML 5, CSS 3, JavaScript.


  • Techno-logic ka për synim të zhvillojë dhe avancojë logjikën e programimit











Kohëzgjatja

Programi TÈTÈ zgjatë gjashtë (6) muaj, tetë (8) orë në ditë, gjatë gjithë javës (E hëne - E premte).
Data e fundit për aplikim është 15 tetor 2021

Pjesëmarrja

Në programin TÈTÈ mund të marrin pjesë pasionantët e pasionantet e teknologjisë, që kanë njohuri bazike për punën me kompjuter dhe njohuri bazike të gjuhës angleze.
Numri është i limituar dhe vlen vetëm për personat me moshë nga 18 deri 30 vjeç

Çmimi

Trajnimi kushton 2,585 EUR.
Kostoja e trajnimit do të mbulohet nga punëdhënësi, i cili do t'ju punësojë pas përfundimit të trajnimeve.

Kompensimi

Studentët që arrijnë 90% të testit në fund të muajit të tretë do të kompensohen me pagë mujore të praktikantit, deri në përfundimin e trajnimeve.

Afati i fundit për aplikim në TETE ka përfunduar.