”PBC Academy” është e akredituar nga Agjencia Kombëtare e Kualifikimit (AKK)
dhe e licensuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI).
Udhëhiqet nga profesionistë të dëshmuar për ndërmarrësi të suksesshme dhe inovacion,
si dhe nga akademik me përvojë mbi 20 vjeçare në Industrinë e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit
dhe mësimdhënie universitare e punime shkencore ndërkombëtare.
Studentët tanë përveç se do të përfitojnë dije që fitohet në shkollë
për zhvillimin e softuerit dhe në laboratorët tanë profesional, ata do të
pajisen edhe me certifikatat e moduleve përkatëse në ECVET kredi. Të
gjitha ECVET kreditë e fituara në PBC Academy mund të barten tek bartësit
e arsimit të lartë dhe me vetëm disa provime shtesë fitojnë titullin Bachelor (BSc.).
Diploma e PBC Academy njihet gjithandej vendeve të
Bashkimit Evropian e edhe përtej.
Përveç edukimit PBC Academy ofron edhe inkubimin, nëpërmjet krijimit
të “start-up” ndërmarrjeve, edhe përshpejtimin nëpërmjet konsulencës
dhe identifikimit të tregjeve ndërkombëtare dhe përkushtohet për plasim të suksesshëm.
Akademi e Revolucionit Digjital
Edukimi dhe aftësimi profesional i të rinjve në fushën e TIK-ut.
Përmes edukimit, inkubimit, përshpejtimit dhe themelimit të ndërmarrjeve të biznesit, PBCA lehtëson inovacionin dhe bërjen e biznesit, dhe kontribuon që ekonomia të bëhet një pjesë e vlefshme e Revolucionit Digjital.
PBC Academy është shkollë profesionale, (niveli i V-të) e akredituar nga Autoriteti Kombetar i Kualifikimeve dhe ka licencën e punës nga MAShT.
Ekselenca
është standardi i punës sonë.
Të mësuarit
dhe ngritja e vazhdueshme
profesionale e studentëve janë masat e suksesit tonë
Inovacioni
është pasioni ynë
Shkëmbimi i lirë
i ideve i bazuar në
respekt të ndërsjellë dhe debat të hapur, synon të nxisë
mendimin kritik, zbulimet dhe përgjegjësinë sociale
Fleksibiliteti
karakterizon të gjitha
përpjekjet tona për të qenë të suksesshëm dhe lehtë të
adaptueshëm për nevojat e tregut në epokën e revolucionit
digjital
Diversiteti
dhe gjithëpërfshirja e
mundësojnë punën ekipore dhe shkëmbimin e ideve për të
mirën e Akademisë
Punonjësit tanë
janë aseti ynë kryesor.
Çmojmë përkushtimin, kreativitetin, angazhimin profesional
dhe mësimin e vazhdueshëm tek secili prej tyre
Llogaridhënia
na bën të jemi përherë
përgjegjës ndaj studentëve, njëri- tjetrit dhe publikut.