PBC Academy


“PBC Academy” udhëhiqet nga profesionistë të dëshmuar për ndërmarrësi të suksesshme dhe inovacion, si dhe nga akademik me përvojë mbi 20 vjeçare në Industrinë e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit dhe mësimdhënie universitare e punime shkencore ndërkombëtare.

Studentët tanë përveç se do të përfitojnë dije që fitohet në shkollë për zhvillimin e softuerit në laboratorët tanë profesional, ata do të pajisen edhe me certifikatat e moduleve përkatëse në ECVET kredi. Të gjitha ECVET kreditë e fituara në PBC Academy mund të barten tek bartësit e arsimit të lartë.

Me përfundim të suksesshëm të shkollimit studentët marrin edhe diplomën me 120 ECVET kredi. Diploma e PBC Academy njihet gjithandej vendeve të Bashkimit Evropian e edhe përtej.
Përveç edukimit PBC Academy ofron edhe inkubimin, nëpërmjet krijimit të “start-up” ndërmarrjeve, edhe përshpejtimin nëpërmjet konsulencës dhe identifikimit të tregjeve ndërkombëtare.

Vizioni


Akademi e Revolucionit Dixhital

Misioni


Edukimi dhe aftësimi profesional i të rinjve në fushën e TIK-ut.

Përmes edukimit, inkubimit, përshpejtimit dhe themelimit të ndërmarrjeve të biznesit, PBCA lehtëson inovacionin dhe bërjen e biznesit, dhe kontribuon që ekonomia të bëhet një pjesë e vlefshme e Revolucionit Dixhital.

Akreditimi


PBC Academy është shkollë profesionale, (niveli i V-të) e akredituar nga Autoriteti Kombetar i Kualifikimeve dhe ka licencën e punës nga MAShT.

Vlerat


Ekselenca
është standardi i punës sonë.

Të mësuarit
dhe ngritja e vazhdueshme profesionale e studentëve janë masat e suksesit tonë

Inovacioni
është pasioni ynë

Shkëmbimi i lirë
i ideve i bazuar në respekt të ndërsjellë dhe debat të hapur, synon të nxisë mendimin kritik, zbulimet dhe përgjegjësinë sociale

Fleksibiliteti
karakterizon të gjitha përpjekjet tona për të qenë të suksesshëm dhe lehtë të adaptueshëm për nevojat e tregut në epokën e revolucionit digjital

Diversiteti
dhe gjithëpërfshirja e mundësojnë punën ekipore dhe shkëmbimin e ideve për të mirën e Akademisë

Punonjësit tanë
janë aseti ynë kryesor.
Çmojmë përkushtimin, kreativitetin, angazhimin profesional dhe mësimin e vazhdueshëm tek secili prej tyre

Llogaridhënia
na bën të jemi përherë përgjegjës ndaj studentëve, njëri- tjetrit dhe publikut.